Site icon Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, të paktën dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Kroaci.

Një aeroplan i vogël me regjistrim gjerman gjatë ngritjes ka rënë në aeroportin e Pulës.

Aksidenti ka ndodhur sot ndërsa viktimat janë shtetas të huaj, raporton dnevnik.hr.

Në aeroport janë dërguar menjëherë ekipe të shumta zjarrfikëse dhe ambulancash, si dhe punonjës policie.

Deri në një njoftim tjetër, të gjitha fluturimet janë anuluar dhe aeroporti është mbyllur.

AvioRadar publikoi të dhënat që tregojnë se kishte erëra të fuqishme në momentin e rrëzimit të aeroplanit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version