Për të jetuar më gjatë, duhet të kujdesemi për shëndetin tonë mendor që nga momenti kur zgjohemi
Këtë e konfirmojnë ekspertët të cilët theksojnë se duhet t’i jepet prioritet prodhimit të të ashtuquajturve “hormonet e mirëqenies”.
Sipas mjekëve, kultivimi i optimizimit në përditshmëri mund të realizohet me “rregullin e 3 gjërave pozitive në ditë”.
Sipas Dr. Olivier Courtin-Clarins, drejtor i Clarins Group ne duhet t’i japim vetes diçka pozitive 3 herë në ditë dhe për ta bërë këtë është shumë e lehtë.
Një prej tyre është të mbajturit ditar ose gatimi, tjetra është të përqafosh dikë për 30 sekonda, e treta mund të jetë të shijosh një kafe pa bërë asgjë tjetër, por mund të jesh i/e shoqëruar dhe nëse një prej opsioneve më lart nuk vlen për ty, ekziston gjithmonë ai i kërcimit për 3 minuta me këngën e preferuar.
Për të ndihmuar veten në zhvillimin e optimizimit gjej kohë çdo ditë për të shkruar 3 momentet më të bukura që ke përjetuar.
Florence Servan-Schreiber, autore e “Three Buzzes a Day: How to Activate Your Optimism to Be Happier”, zbulon se detaji i të shkruarit zhvillon prespektivën optimiste ditë pas dite dhe nëse e vë në zbatim rregullisht, do shohësh ndryshim të ndjeshëm në mënyrën se si e sheh jetën dhe veten. /Telegrafi/