Site icon Telegrafi

Rrëfimi tronditës i Tanit në BBVA – drejtoi veturën që shkaktoi aksidentin fatal të prindërve të tij

Aktori Tan Brahimi i ka tronditur të gjithë me historinë e tij të jetës, të rrëfyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ai tha se gushti i vitit 2013 është periudha më e kobshme në jetën e tij, ngase në atë kohë ai humbi të dy prindërit.

Tani kishte rrëfyer se si ai ishte shofer i aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e të dy prindërve të tij në të njëjtën kohë.

Lexo po ashtu "Maskilist dhe ushtrues dhune" - Luizi 'kryqëzohet' dhe gjykohet në spektaklin e së martës në BBVA

“Isha më shpejt se sa që lejohet në atë segment”, ka rrëfyer aktori shkodran, para se të shtonte se një kamion i doli në udhë dhe u përplas me të.

Tani u shpreh se ishte kthyer t’i tregonte të atit se si “ia prishi veturën që e kishte për qejdi”, por nuk mori përgjigje nga ai, gjersa e njëjta më pas ndodhi edhe me nënë kur tentoi t’i thoshte “shiko çfarë i bëra babës”.

Moderatorja e programit, banorët dhe publiku në studio bashkë me spektatorët kanë mbetur të shtangur nga kjo histori e trishtë e rrëfyer nga aktori i spektaklit “Portokalli”.

Pavarësishr ngjarjes së tmerrshme, Tani kishte arritur të gjente forcën për të vazhduar përpara, ku tri vite më vonë ishte martuar me gruan e ëndrrave të tij – martesë nag e cila janë fryt dy fëmijët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version