Site icon Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, tre të dyshuar shoqërohen në polici

Një rrahje ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur po ashtu se tre persona janë shoqëruar në polici dhe rasti është duke u trajtuar.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën “Fehmi Agani”.  Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor ‘Qendra’ tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version