Site icon Telegrafi

Rovena Stefa: Më gjeni një burrë në Kosovë dhe nuk iki nga këtu

Rovena Stefa (Foto: YouTube)

Ajo është njëra nga artistet më të dashura shqiptare që ka fituar zemrat e publikut që në fillimet e karrierës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa, e cila njëherësh të shumtën e kohës e kalon në Kosovë dhe ka një lidhje të ngushtë me të.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero” me Resul Sinanin, ku mes tjerash ka folur edhe për lidhjen që ka me Kosovën.

Rovena Stefa (Foto: YouTube)

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli im në Kosovë, jam ndjerë vërtetë në shtëpinë time këtu”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ma gjeni një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka thënë më tej duke qeshur artistja e mirënjohur.

Rovena Stefa (Foto: YouTube)

Autorja e hitit “Burrë të martuar dashurova” po vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë e projekte të reja.

Stefa po ashtu është e pranishme edhe nëpër mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version