Ronela Hajati ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke kënduar si e vogël, ndërsa ka treguar se në kohën kur është bërë videoja ishte katër vjeçe.
Duke qenë se është marrë me muzikë që nga fëmijëria, nuk është befasi për ekzistimin e momenteve të tilla, kur këngëtarja paraqitet duke kënduar.
“‘Neve s’na ndau as nata’! Meqë ka filluar java e ditëlindjes time, këtu është Ronela katërvjeçare”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.
Ky është një varg nga kënga “Ta fala zemrën time”, me të cilën Mihrije Braha u prezantua në edicionin e 31-të në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin 1992.
Ndryshe, Ronela më 2 shkurt feston ditëlindjen dhe do t’i mbushë 33 vjet. /Telegrafi/