Site icon Telegrafi

Ronaldo zbulon detaje tronditëse se si ishte afër transferimit tek Barcelona

Cristiano Ronaldo ka zbuluar detaje tronditëse se si kishte qenë shumë afër transferimit tek Barcelona nga Sporting Lisbona në vitin 2003, para se të bëhej pjesë e Manchester United. 

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ronaldo përmendi se ai fillimisht ishe përcjellë nga Barcelona, por në fund vendosi të transferohej tek United, atje ku do të punonte nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson. 

“Po, ishte kur unë isha duke luajtur tek Sporting Lisbona dhe kisha mundësinë që t’i bashkohesha disa klubeve të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe Barcelona”. 

“E mbaj mend isha me një person nga Barcelona i cili dëshironte transferimin tim, por nuk ndodhi”. 

Lexo po ashtu "MLS është më keq se Liga Arabe" - Ronaldo flet për diferencën e kampionatit me të cilin luan Messi

“Ndoshta ata deshën të më transferojnë, por jo atë vit por vitin tjetër. Pastaj, një klub erdhi dhe më transferoi menjëherë”. 

“Ju e dini se sa shpejtë lëviz gjithçka në futboll”, ka thënë Ronaldo. 

Ronaldo ka luajtur gjatë karrierës së tij për disa prej klubeve më të mëdha në botë, duke përfshirë Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani tek Al Nassr në Superligën e Arabisë. 

Megjithatë, kjo deklaratë e 39-vjeçarit ka befasuar tifozët e tij duke konsideruar rivalitetin e ashpër mes Barcelonës dhe Real Madridit./Telegrafi/

Exit mobile version