Site icon Telegrafi

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

Cristiano Ronaldo ka thënë se është i gatshëm për ndeshjes kthyese të Portugalisë përballë Danimarkës.

Portugezët e humbën takimin e parë me rezultat 1-0 në udhëtim te danezët në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kombeve.

Ronaldo edhe njëherë e ka potencuar se nuk ka të bëjmë me atë nëse shënon apo jo dhe nëse ai nuk luan dhe Portugalia fiton, ai do ta nënshkruante që të ndodhte ajo gjë.

“Unë fokusohem vetëm në mbrojtjen e simbolit të vendit tim deri të vdes, si gjithmonë”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Do të isha i lumtur nëse fitojmë nesër dhe një tjetër shok skuadre shënon! NUK ka të bëjë me golat e mi”.

Ronaldo thumbon Hojlundin për festimin "SIU": Shpresoj të më shoh nesër
Lexo po ashtu Ronaldo thumbon Hojlundin për festimin "SIU": Shpresoj të më shoh nesër

“Nuk ka të bëjë me mua nëse shënoj apo jo. Dua vetëm që Portugalia të fitojë. Nëse fitojmë dhe unë nuk luaj, do ta nënshkruaj”, shtoi më tej Ronaldo.

Nëse Portugalia eliminon Danimarkën nesër (23 mars), atëherë në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Italisë dhe Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version