Site icon Telegrafi

Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’

Cristiano Ronaldo pasi shënoi dy herë ne pjesën e parë, arriti edhe dy herë të shënojë në pjesën e dytë, në ndeshjen që Al Nassr po e zhvillon si mysafir i Al Wehda.

Al Nassr po luan ndaj Al Wehda dhe rezultati momental është 4-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

Lexo po ashtu Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate

Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për CR7 që kompletoi het-trikun me një penallti në minutën e 51-të.

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1623756799831691272

Pas dhjetë minutash ylli i madh i futbollit shënoi për 4-0, duke konfirmuar se forma e tij po shkon në rritje.

Nëse Al Nassr e mbyll ndeshjen me fitore do të bëhet lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version