Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin e shënuesit më të mirë të botës për vitin 2016 nga IFFHS.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ndalet me marrjen e çmimeve individuale.
I fundit, ai që i është dorëzuar atij këtë mëngjes është ai i “Shënuesit më të mirë të botës në vitin 2016”.
Ky çmim i është dhënë portugezit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
🇵🇹 @Cristiano ⭐
🏅 IFFHS World's Best Goalscorer in 2016 ⚽#HalaMadrid pic.twitter.com/KI0r96yk9e— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 3, 2017
Sulmuesi portugez udhëheq një klasifikim që numëron golat me klubin e tij në garat ndërkombëtare dhe me ekipin kombëtar.
Cristiano, i cili shënoi 24 gola (11 në ndeshjet ndërkombëtare me Real Madridin dhe 13 me Portugalinë), mundi Lionel Messin (21), Edinson Cavanin dhe Ahmadin (16).
Sulmuesi i ekipit të bardhë, i cili mori çmimin nga duart e zëvendës-presidentit të IFFHS, Robert Ley, është ai që e ka fituar çmimin më së shumit.
Ronaldo këtë trofe e ka fituar gjithsej tri herë, në vitin 2013, 2014 dhe 2016, ndërsa pasohet nga Messi me dy herë. /Telegrafi/