Site icon Telegrafi

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Al Nassr që t’i ofrojnë një shumë të majme parash njërit prej lojtarëve më të mirë në Ligën Premier në përpjekje për ta bindur atë të transferohet në Arabi.

Ish-ylli i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus po e shijon jetën në Arabinë Saudite që prej largimit nga Unitedi në vitin 2022.

Momentalisht, ekipi i tij gjendet në pozitën e katërt në Superligën e Arabisë pas tri fitoreve dhe dy barazimeve aty ku portugezi gjeti rrjetën në katër raste.

Sezonin e kaluar ata nuk ia dolën që të fitojnë trofe, por pesë herë fituesi i Topit të Artë beson se një lojtar mund ta ndryshojë ekipin.

Është raportuar se Ronaldo i ka kërkuar klubit që ta transferojë Kevin De Bruynen në një marrëveshje sipas së cilës belgu do të fitonte një milionë euro në javë, sipas The Mirror.

39-vjeçari beson se Al Nassr duhet ta shfrytëzojë në avantazhin e saj situatën e tij kontraktuale me marrëveshjen e cila i skadon në fund të sezonit 2024/2025.

De Bruyne ka vuajtur shumë nga lëndimet së fundmi ndërkaq nuk është ftuar nga kombëtarja e Belgjikës për ndeshjet e tetorit.

Teksa ai po i afrohet ditëlindjes së 34-të, do të ishte një marrëveshje e mirë për të dyja palët në rast se arrihet transferimi i tij në Lindjen e Mesme./Telegrafi/

Exit mobile version