Site icon Telegrafi

Ronaldo është i hapur për transferim në MLS nëse Messi bashkohet me Inter Miamin

Lionel Messi është aktualisht në qendër të vëmendjes, pasi ai është gati ta marr një vendim për të ardhmen e tij, në atë që mund të jetë lëvizja e fundit e karrierës së tij. Valët tronditëse të vendimit të tij mund të ndikojnë edhe tek rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo.

Messi thuhet se ka tre opsione në tavolinë me Inter Miami, Al Hilal në Arabinë Saudite dhe Barcelonën që të gjithë kërkojnë të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Këta të fundit aktualisht janë të penguar nga kufizimet e pagave, të cilat i pengojnë t’i japin Messit një garanci se ai do të regjistrohet për të luajtur.

Lexo po ashtu Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

Ditët e fundit mundësia për t’u bashkuar me Inter Miami ka marrë vrull.

Nëse ai do t’i bashkohej Al Hilal në Arabinë Saudite, atëherë ai do të shkonte përsëri kokë më kokë me kundërshtarin e tij të vjetër, Ronaldon.

Megjithatë, sipas gazetarit Toni Juanmartit, nëse Messi shkon në Florida, atëherë Ronaldo do të ishte i hapur për t’u larguar nga Al Nassr pas vetëm gjashtë muajsh dhe për t’u bashkuar me një ekip tjetër të Major League Soccer.

 

Juanmarti thotë se të paktën një klub në MLS po shqyrton mundësinë e sjelljes së Ronaldos në ligë për të konkurruar me Messin.

Dyshja dominuan lojën për më shumë se një dekadë dhe ndeshjet e tyre kokë më kokë ishin ndoshta ndeshjet më të mëdha direkte që futbolli ka parë ndonjëherë.

Nëse ndonjë nga Arabia Saudite ose MLS do të ishte në gjendje të siguronte dyshen, edhe në këtë fazë të vonë të karrierës së tyre, pa dyshim do të tërhiqte shumë sy në mbarë globin. /Telegrafi/

Exit mobile version