Mëngjesin e të martës, nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar goditje në tru.
Mediat portugeze kanë raportuar se ajo është hospitalizuar dhe po qëndron në kujdes intensiv, porse është në gjendje stabile dhe e vetëdijshme.
Superylli portugez ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale duke i falënderuar fansat për mbështetjen dhe mjekët për kujdesin.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse për nënën time. Ajo është aktualisht në gjendje të qëndrueshme dhe po rikuperohet në spital”.
“Unë dhe familja ime duam ta falënderojmë ekipin e mjekëve që u kujdesën për të dhe kërkojmë me dashamirësi nga të gjithë për pakëz privatësi”, ka shkruar Ronaldo në një postim në Twitter.
Është raportuar se sulmuesi i Juventusit është nisur me aeroplan privat drejt Madeiras për t’i qëndruar pranë nënës së tij. /Telegrafi/
Thank you for all your messages of support for my mum. She is currently stable and recovering in hospital. Me and my family would like to thank the medical team looking after her, and kindly ask that we are all given some privacy at this time.
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) March 3, 2020