Ronald Koeman duket se është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës.
Trajneri holandez që aktualisht është në krye të ‘Tulipanëve’, pritet që shumë shpejtë të firmosë me skuadrës katalunase.
Quique Setien do të shkarkohet, pas turpërimit 8-2 që ua bëri Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Presidenti Josep Bartomeu ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore ne klub, derisa trajneri së bashku me drejtorin sportiv Eric Abidal, do të largohen.
Në vend të Setien duket se do të vije Ronald Koeman që është parë tashmë në aeroportin e Barcelonës.
Trajneri holandez pritet që të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Blaugranasit, ndërsa do të jetë pjesë e disa largimeve të lojtarëve në klub. /Telegrafi/