Site icon Telegrafi

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 së fundmi u diskutua raporti i Romeo Veshajt me Erjola Doçin.

Ka qenë Graciano Tagani ai i cili tha se moderatorja ia ka treguar mesazhet, ku Romeo i kishte shkruar asaj dhe i kishte thënë se e ka fiksim.

Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar që të dy.

Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Pjesë nga biseda e tyre:

Heidi Baci: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola Doçi: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi Baci: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola Doçi: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori. /Telegrafi/

Exit mobile version