Tammy Abraham pritet të jetë lojtari i parë i larguar nga Roma.
Sulmuesi anglez ka kaluar një vit të vështirë të dytin te Roma dhe largimi në fund të sezonit duket i pashmangshëm.
25-vjeçari ka zhvilluar 53 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e kryeqytetasve italian, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
E ardhmja e sulmuesit anglez pritet të jetë në vendlindje, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
West Ham United, Aston Villa, Wolverhampton Wanderers, Everton dhe PSG kanë shprehur interesim për transferimin e anglezit në verë.
Roma tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë atë duan të fitojë së paku 55 milionë euro.
Giallorosët do të ishin të lumtur nëse vije një ofertë e tillë, pasi për transferimin e anglezit dy vite më parë kanë shpenzuar 41 milionë euro. /Telegrafi/