Antonio Conte dëshiron yllin italian Nicolo Zaniolo në Tottenham Hotspur, por raportohet se Roma refuzoi një ofertë prej 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit Joe Rodon.
E ardhmja e Zaniolos mbetet e paqartë, pasi kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2024 dhe Giallorossët po dëgjojnë ofertat, veçanërisht pasi Paulo Dybala u bashkua si lojtar i lirë.
Spurs thuhet se janë përpjekur të ofrojnë rreth 30 milionë euro plus shërbimet e qendërmbrojtësit uellsian, Rodon për Zaniolon.
Megjithatë, Calciomercato.it pretendon se tashmë është refuzuar kjo ofertë nga Roma, e cila kërkon para të pastra të paktën 50 milionë euro në mënyrë që të ndahet me talentin e tyre.
Rodon është një produkt i akademisë së të rinjve të Swansea City, i cili u transferua në Tottenham në tetor të vitit 2020 për 12.1 milionë euro.
La #Roma ha rifiutato l’offerta del #Tottenham di 25mln di sterline (circa 29mln di euro) più #Rodon per #Zaniolo @calciomercatoit
— Maurizio Russo (@maugirzio_russo) July 21, 2022
Juventusi është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e Zaniolos dhe ata gjithashtu hasën në telashe kur u përpiqeshin të negocionin një transferim me Romën.
Raportet kanë sugjeruar gjithashtu se 23-vjeçari nuk ka ende një qëllim real për t’u larguar nga Italia, kështu që nëse ai do të largohet nga Roma, duhet të jetë brenda Serie A. /Telegrafi/