Roma është duke e zhvilluar një fushatë brilante në Twitter duke ndihmuar në gjetjen e fëmijëve që janë lajmëruar si të zhdukur.
Klubi italian ka arritur një bashkëpunim me “National Center of Missing”, “Exploited Children” (NCMEC) dhe me Telefono Azzurro, që të publikojnë fotot e fëmijëve që janë zhdukur në mbarë botën.
Derisa e prezantonin transferimin e Leonardo Spinazzolas nga Juventusi, Giallorossët kanë paralajmëruar se fushatat e tyre do të vazhdojë gjatë gjithë verë.
Official: Leonardo Spinazzola is now a Roma player.
This summer #ASRoma will use each transfer announcement video on social media to help raise awareness about the search for missing children globally.
@MissingKids ❤️ @telefonoazzurro pic.twitter.com/sy9GheDhsg
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 30, 2019
“Këtë verë AS Roma do të përdorë çdo video të njoftimit të transferimit në mediat sociale për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes në lidhje me kërkimin e fëmijëve të zhdukur globalisht”, thuhet në njoftim.
Duke përdorur faqet e tyre në rrjetet sociale që kanë miliona ndjekës, skuadra italiane është duke bërë të pamundurën që të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të zhdukur.
Ky veprim i Romës është duke u përkrahur shumë nga shoqatat joqeveritare, e që në ditët në vazhdim kësaj iniciative mund t’i bashkohen edhe klubet e tjera të mëdha. /Telegrafi/
Official: Amadou Diawara is now a Roma player.
This summer #ASRoma is using the publicity generated by each transfer announcement video on social media to help raise awareness about the search for missing children globally.
@MissingKids ❤️ @telefonoazzurro pic.twitter.com/bz1eCyRm9F
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 1, 2019
#ASRoma have partnered with @MissingKids – the National Center for Missing & Exploited Children – and @telefonoazzurro to try to locate missing children.
Transfer announcement videos feature photos of different children currently missing.
Full story ➡️ https://t.co/LmrERxNdnG pic.twitter.com/KiIGo130kK
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 1, 2019