Site icon Telegrafi

Roma planifikon ta kthejë Maiconin

Lëndimi i Bruno Peres mund ta detyrojë Romën që ta rikthejë Douglas Maiconin në skuadër me një kontratë “paguhesh sa luan”.

Pas fitores ndaj Napolit, Giallorossët janë fuqishëm në garën për titullin e Serie A, ashtu që klubi nuk dëshiron të lëshojë në asnjë moment.

Peres nuk luajti në atë ndeshjes për shkak të lëndimit të kofshës, ndërsa testet mjekësore kanë treguar se do të mungojë së paku edhe dy javë.

Alessandro Florenzi nuk është në qind për qindëshin e tij, prandaj romakët mund të kërkojnë përforcime.

Maicon është stërvitur ndaras në Trigoria qe një muaj dhe ka punuar me skuadrën në periudhën e ndeshjeve të përfaqësueseve. Ai është lojtar i lirë, por e ka mbajtur formën e tij.

Sipas Mediaset Premium, problemet me lëndime mund të bëjnë që 35-vjeçari të rikthehet në skuadrën e Romës dhe të paguhet në bazë të numrit të paraqitjeve.

Kontrata e tij me klubin kryeqytetas skadoi gjatë verës dhe brazilianit nuk iu ofrua rinovim. /Telegrafi/

Exit mobile version