Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Frosinones, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit italian.
Rasti i parë serioz për gol erdhi në minutën e 18-të kur sulmuesi shqiptar Marvin Çuni arrin të kalojë portierin Rui Patricio por më pas dështoi ta gjejë rrugën e rrjetës.
Golin e parë për Romën e shënoi Lukaku në minutën e 22-të të ndeshjes. (1-0)
Belgu shfyrtëzoi për mrekulli asistimin e Dybalas, ku fillimisht dribloi mbrojtësin kundërshtar dhe më pas me një goditje të fuqishme e tundi rrjetën e portës së Frosinones.
Fillimisht u desht ndihma e VAR-it për të konfirmuar nëse goli ishte i rregullt, por kjo nuk vonoi shumë dhe gjyqtari bëri me shenjë qe ndeshja të nis nga mesi i fushës.
Epërsinë e dyfishoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 83-të ku përsëri protagonist ishte Paulo Dybala i cili regjistroi asistimin e dytë personal në këtë ndeshje. (2-0)
Deri në fund të ndeshjes, Roma arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar duke mos lejuar kundërshtarin të rrezikojë dhe në fund mori fitoren duke rikuperuar pikët e humbura ndaj Genoas në mesjavë.
Me këtë fitore Roma pozicionohet në vendin e 11-të në tabelë me tetë pikë të tubuara, ndërsa tash do të fokusohet në Ligën e Evropës, aty ku përballë do ta ketë ekipin zviceran, Servette./Telegrafi/