Please enter at least 3 characters.

Roma mund ta humbas Kluivertin, holandezi drejt transferimit te gjiganti spanjoll

2020/06/GettyImages-1201103066-1.jpg
223:"BERGAMO, ITALY - FEBRUARY 15: Justin Kluivert of AS Roma applaudes during the Serie A match between Atalanta BC and AS Roma at Gewiss Stadium on February 15, 2020 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Justin Kluivert mund të largohet nga Roma pas dy viteve qëndrim në Olimpico.

Giallorosët kanë nevojë për të shitur në mënyrë që t’i shpëtojnë dënimit nga Fair Play Financiar.

E njëri nga lojtarët që mund të largohet është sulmuesi i talentuar holandez Justin Kluivert.

Për lojtarin interesim ka pasur nga Anglia, ku kërkohet nga Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur.

Por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid.

Justin Kluivert. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Roma e vlerëson rreth 30 milionë euro yllin e saj, shumë që është gati të paguhet nga Atletico.

Por mediat italiane raportojnë se dy skuadrat që kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete mund të bëjnë edhe shkëmbim.

Giallorosët kanë shprehur interesim për francezin Thomas Lemar dhe Atletico është gati ta lejoj largimin e tij në këmbim të Kluivert. /Telegrafi/