Roma ka marr një fitore të madhe si mysafir i Interit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Interi e nisi ndeshjen në sulm, duke shënuar që në start, por goli i Edin Dzekos u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR.
Pas kësaj Hakan Calhanoglu kishte rast të mirë në minutën e 21-të, por nuk e gjeti rrjetën.
Në minutën e 30-të erdhi goli i parë në ndeshje. Federico Dimarco shënoi goli të bukur për 1-0.
Gorgeous assist from Nicolo Barella.
The movement and run by Dimarco, stunning. Beautiful goal. What a week he’s having. #InterRoma https://t.co/aaMIadRjwS
— Jerry Mancini (@jmancini8) October 1, 2022
Pas goli të dy skuadrat kishin raste të tjerë. Interi rrezikoi me Dzekon, ndërsa Roma me Leonadro Spiazolan dhe Paolo Dybalan, por gol nuk kishte.
Shifrat u baraspeshuan në minutën e 39-të, kur Dybala shënoi një gol të bukur me një gjuajtje gjysmë volej brenda zonës për 1-1.
Dybala that is NUTS https://t.co/9sN9Jye4WX
— not a wartime consigliere (@1899INE) October 1, 2022
Deri në fund të pjesës së parë nuk ndryshuan më shifrat dhe dy skuadrat shkuan në pushim në barazim.
Interi e nisi më mirë pjesën e dytë duke qenë afër golit dy herë.
Fillimisht Hakan Calhanoglu qëlloi shtyllën na një goditje dënimi, ku portieri Rui Patricio vetëm e shikoi topin.
Në minutën e 67-të, ishte Kristjan Asllani që gjuajti bukur nga distanca, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Roma në rastin e parë të mirë në këtë pjesë arriti të shënojë. Një harkim i bukur në zonë gjeti kokën e Chris Smalling që goditi bukur për të shënuar për 2-1.
https://twitter.com/FootyHub12/status/1576268312954040320
Goli u rishikua në VAR për pozitë jashtëloje, por gjithçka ishte në rregull dhe Roma festoi golin e epërsisë.
Interi në minutat e mbetur u lëshua në sulm, duke bërë disa ndërrime, por që nuk treguar rezultat.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma festoi me meritë fitoren ndaj Interit.
Roma aktualisht është e katërta me 16 pikë, ndërsa Interi mbetet në pozitën e shtatë me 12 pikë. /Telegrafi/