Roma e ka lëshuar fitoren nga dora në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar 1-1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse dy skuadrat patën raste të mira shënimi.
Në 45 minutat e dytë u vërejt një tempo më e lartë e lojës, me dy skuadrat që tentonin të kalonin në epërsi.
Il primo tempo si chiude senza gol.#TorinoRoma pic.twitter.com/YAPy8MHJfC
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 24, 2023
Por, ishte Roma – ajo që kaloi në epërsi me golin e Romelu Lukakut në minutën e 68-të, që u asistua nga Rasmus Kristensen.
Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Duvan Zapatas (85′), për rezultatin final 1-1
Roma është aktualisht në vendin e 13-të me pesë pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë do të ketë punë me Genona. /Telegrafi/