Site icon Telegrafi

Roma ka dy futbollistë në listë për ta zëvendësuar Dybalan

Paulo Dybala po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Romës, pasi do të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi argjentinas është futur në muajt e fundit të kontratës dhe ajo do të rinovohet automatikisht për një vit tjetër me pagë 8 milionë euro në sezon nëse ai do të luaj edhe tetë ndeshje.

Roma nuk e dëshiron këtë dhe po kërkon ta largojë Dybalan dhe e ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në Turqi.

Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray është në bisedime intensive me agjentët e lojtarit duke i ofruar atij 10 milionë euro pagë vjetore.

Te Roma qysh tani kanë filluar të punojnë për ta zëvendësuar Dybalan dhe në listën e tyre janë Giacomo Raspadori dhe OMar Marmoush.

Ylli italian është më i arritshëm pas vlerësohet rreth 25 milionë euro nga Napoli dhe ka nevojë të luaj më shumë.

Ndërkohë sa i përket egjiptianit ai mbetet një ëndërr pasi Frankfurt synon që nga shitja e tij të fitojë 80 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version