Po vazhdojnë bisedimet në mes të Romës dhe Arsenalit për shkëmbimin e lojtarëve si Justin Kluivert me Henrikh Mkhitaryan.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Giallorossët duan që të marrin kartonin e armenit, duke ofruar shërbimet e holandezit, por The Gunners duan 10-15 milionë shtesë.
Në mënyrë që të mos ofrojnë edhe para, Roma është e vendosur të ofrojë vetëm Justin Kluivertin.
Por, skuadra londineze po kërkon edhe shumën e parave, që të lë armenin të qëndrojë në Olimpico.
Justin është djali i legjendës holandeze Patrick Kluivert dhe së fundmi ka mbushur 21 vite.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 27 ndeshje të zhvilluara.
Mkhitaryan është dhjetë vite më i vjetër dhe ka shënuar gjashtë gola, e ka bërë katër asistime në 20 paraqitje. /Telegrafi/