Roma është duke provuar ta ndërpresë huazimin e Georginio Wijnaldum para kohe.
Holandezi iu bashkua Giallorossëve në formë huazimi njëvjeçar nga Paris Saint-Germaini gjatë verës, pasi kishte kaluar 12 muaj zhgënjyes në kryeqytetin francez.
Megjithatë, 32-vjeçari ka pasur probleme për të luajtur për shkak të lëndimit afatgjatë të gjurit në fillim të sezonit.
Edhe pse mesfushori tashmë është kthyer në aksion dhe mund të luajë, klubi nga Serie A nuk është i interesuar ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të tij.
Për më shumë, Il Tempo raporton se drejtori sportiv i Romës, Rui Pinto, është duke kontaktuar me PSG-në për mundësinë e ndërprerjes së huazimit që në janar. /Telegrafi/