Napoli ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Roma me rezultat 2-1.
Skuadra napolitane u tregua e fortë ndaj Romës, duke e mposhtur në takimin e skuadrave që synojnë pozitën e dytë në Serie A.
Golat në këtë takim u shënuan nga Kevin Strootman (89’) për Romën dhe Dries Mertens (26’, 50’) për Napolin.
Megjithatë, futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte anësori i Romës, Diego Perotti, i cili u notua me 8.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për El Shaarawy, që u notua me 6.2.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje solide, duke u notuar me 6.8. /Telegrafi/
Roma:
Napoli: