Ëmbëlsirë e parezistueshme kremoze e cila do t’ju lërë pa fjalë!
Përbërësit e nevojshëm për kore:
– 250 gr biskota të bluara;
– 5 lugë supe krem çokollate apo lajthie;
– gjysmë banane;
– 100 ml qumësht;
– 5 lugë supe gjalpë të shkrirë apo margarinë (rreth 50 gr).
Përbërësit e nevojshëm për shtesë:
– 1 qese krem apo 80 gr;
– 100 ml qumësht të ftohtë;
– një banane e gjysmë;
– disa lugë krem çokollate apo lajthie për lyerje.
Përgatitja:
Në biskota të bluara shtoni gjalpin e shkrirë, kremin e çokollatës/lajthive dhe qumështin dhe ngjishni në atë mënyrë që mund t’u jepni lehtë formën.
Sipas nevojës mund ta zvogëloni apo shtoni sasinë e qumështit.
Përzierjen kalojeni në tavolinën e punës në të cilën keni vënë folinë dhe me okllai tëhollojeni përzierjen.
Tundeni kremin me qumësht dhe lyejeni sipër përzierjes nga biskotat.
Në një kënd vendosni bananet dhe me ndihmën e folies mbështillni në role.
Vendosni në frigorifer që të forcohen dhe kur t’i nxirrni dekoroni me disa lugë krem.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.