Mesfushori i Olimpija Ljubljanas ka shënuar një gjuajtje të lirë të shkëlqyer nga mbi 30 metra.
Skuadra e Rok ishte përballë ekipit bjellorus, Dinamo minsk.
Minsk ishte afër që të fitonte miqësoren përballë sllovenëve, derisa në skenë us hfaq Rok Kronaveter në minutën e 88-të.
Lojtari 31 vjeçar arriti në mënyrë spektakolare që të shënojë një gol nga gjuajtja e lrië me një goditje të fuqishme dhe precize.
Me këtë gol do të ishte krenar edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka ditur që të shënojë gola të tillë në karrierën e tij.
Ky perfeksion i Kronaveter bëri që ky takim të përfundonte në mënyrë të barabartë.
/Telegrafi/