Site icon Telegrafi

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Foto: AP

Një roje sigurie në rezidencën e artistit kanadez, Drake, është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri.

Viktima u dërgua me urgjencë në një spital të Torontos me lëndime të rënda, pas të shtënave herët në mëngjesin e së martës.

Paul Krawczyk i shërbimit policor të qytetit u tha gazetarëve të martën se hetuesit kishin pak informacion dhe po studionin pamjet e vëzhgimit për të gjetur pista.

Shtëpia e Drake në Toronto

Sulmuesi raportohet se është parë duke ikur nga zona me një automjet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, kohët e fundit ka bërë një grindje publike me reperin kalifornian, Kendrick Lamar.

Drake

Krawczyk tha se policia ishte në dijeni të tensionit mes dy reperëve, por nuk e lidhi grindjen e profilit të lartë me të shtënat.

“Është kaq herët në hetim sa nuk kemi një motiv në këtë moment”, tha Krawczyk.

Drake

Ditët e fundit, superyjet kanë bërë akuza gjithnjë e më provokuese dhe të paargumentuara ndaj njëri-tjetrit.

Kënga më e fundit e Lamar, “Not Like us”, përmban një imazh satelitor të mega-rezidencës së Drake 50,000 metra katrorë – e njëjta pronë që u rrethua me shirit policie pas të shtënave të së martës. /Telegrafi/

Exit mobile version