Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Rodrygo u përkujdes për t’i dhënë avantazhin madrilenëve, kur në minutën e tetë me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës arriti të mposht portierin kundërshtar për rezultatin 1-0.
RODRYGO WHAT A GOAL!! 🤯 https://t.co/3lvXid54pV
— TC (@totalcristiano) March 31, 2024
Deri në fund të pjesës së parë, Real Madridi pati edhe një mundësi të mirë shënimi me Aurelien Tchouamenin (44’) por gjuajtja e tij me kokë shkoi fare pranë shtyllës së portës kundërshtare.
Në pjesën e dytë pati raste të mira shënimi për të dyja anët, por Real Madridi ia doli që të shënojë edhe një herë, për të ‘rrëmbyer’ tri pikët.
Ishte përsëri Rodrygo i cili u shfaq në skenë, duke shënuar në minutën e 73-të për rezultatin 2-0 pas asistimit të Jude Bellingham.
RODRYGO WHAT A GOAL!!! AGAIN! https://t.co/31wKXltnFQ
— TC (@totalcristiano) March 31, 2024
Me këtë fitore Real Madridi shkon në kuotën e 75 pikëve duke mbajtur distancën në tetë pikë me Barcelonën në vendin e dytë që ka 67 sosh.
Real Madridi tani do të ketë nëntë ditë për tu përgatitur për duelin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt./Telegrafi/