Site icon Telegrafi

Rodri zemëroi anglezët me provokimet në festë e organizuar në Madrid, bashkëlojtari i tij i kujtoi se ku luan

Një natë e çmendur është mbrapa madrilenëve dhe të gjithë spanjollëve, të cilët festuan deri në orët e para të ditës së sotme titullin e kampionit të Evropës, të cilin kombëtarja e futbollit ua solli nga Euro 2024.

Dhjetëra mijëra tifozë u mblodhën në rrugët e qytetit dhe festuan me lojtarët dhe në qendër të vëmendjes ishte lojtari më i mirë i Euro 2024, Rodri.

Rodri vendosi të provokojë Anglinë, të cilën Spanja e mposht 2-1 në finalen e madhe, ndonëse është i vetëdijshëm se klubi i tij Manchester City është nga atje.

“Gjibraltari është Spanjë”, këndoi Rodri dhe shkaktoi entuziazmin e tifozëve, ndërsa Alvaro Morata tentoi ta qetësonte.

 

Morata i ka kujtuar Rodrit se luan në Angli, me fanellën e Cityt, për të cilën mesfushori i Citizens tha se nuk i interesonte.

Në Angli, Gjibraltari njihet si një territor jashtë shtetit të tyre dhe mediat atje e dënuan sjelljen e Rodrit dhe e etiketuan atë si “pa shije”.

Ju kujtojmë se Gjibraltari ka pak më shumë se 30 mijë banorë dhe Spanja dhe Anglia kanë dekada që po debatojnë për këtë gadishull.

 

Në Euro 2024 që përfundoi të dielën mbrëma, Rodri u shpall lojtari më i mirë i turneut dhe kështu u promovua në një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë.

Aktualisht, shtëpitë e basteve i japin Vinicus Juniorit dhe mesfushorit të madh spanjoll shansin më të mirë për çmimin më të madh individual. /Telegrafi/

Exit mobile version