Site icon Telegrafi

“Rodri do të pushojë edhe ndaj Real Madridi” – Guardiola bën shaka para përballjes së sezonit

Pas barazimit 3-3 të Manchester City kundër Real Madridit, mesfushori Rodri i kishte kërkuar Pep Guardiolës që t’i jepte pak pushim pasi ndihej i rraskapitur.

Prandaj, shefi i Man Cityt nuk e përfshiu spanjollin në formacionin e tij fillestar në fitoren 5-1 kundër Luton Town të shtunën.

Mbrojtësi holandez Nathan Ake dhe anglezi Kyle Walker u rikthyen në skuadër sot pasi u lanë jashtë ndeshjes në Ligës së Kampionëve për shkak të lëndimit.

John Stones gjithashtu u pushua ndeshjen e sotme, por trajneri konfirmoi se anglez kishte disa probleme.

“John ka disa probleme. Ai është mirë. Ai nuk është i lënduar, por nuk ndihet rehat, kështu që ne nuk rrezikuam. Nathan dhe Kyle i doja në bankinë, kështu që i thashë, ‘në rregull, shkoni në bankinë’”.

Kur u pyet nëse Rodri përfitoi pasi pushoi shumë, Guardiola shtoi: “Absolutisht. Ai do të pushojë edhe të mërkurën. Më besoni?”.

Lexo po ashtu Rodri tha publikisht se ka nevojë për pushim, Guardiola merr vendimin për mesfushorin spanjoll

Kampionët në fuqi të Anglisë do të përballen me Los Blancos në ndeshjen e dytë në Etihad Stadium të mërkurën përpara se të takohen me Chelsean në gjysmëfinalen e FA Cup më 20 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version