Rod Stewart ka zbuluar se ai anuloi koncertin e tij me Cyndi Lauper dhe Jon Stevens në Australi për shkak të një “infeksioni viral”.
“Përshëndetje miqtë e mi”, tha ylli britanik në një deklaratë në Instagram të shtunën.
“Jam absolutisht i mërzitur që po i zhgënjej fansat e mi që blenë bileta për A Day On The Green”.
“Vonë këtë mëngjes më këshilluan se kisha një infeksion viral dhe fyti im është shumë i irrituar për të kënduar”, shtoi Stewart, 78 vjeç. “Unë jam vetëm njeri dhe ndonjëherë sëmurem ashtu si ju”.
“Gëzimi im më i madh është të performoj për ju, kështu që po bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer në skenë”.
Fansat bënë reagime të shumta, të cilët i dëshiruan shërim të shpejt artistit të njohur.
“Ti je në zemrat tona. Shërohu shpejt”, shkroi një fans.
“Shërim të shpejtë i dashur Rod, të lutem kujdesu”, shtoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.
“E kuptojmë plotësisht. Të gjithë duam që të jeni mirë”, tha mes tjerash një tjetër fans. /Telegrafi/