Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shkëlqen rrugëve të New York-ut me stilin e saj unik

Rita Ora po bën bujë në New York jo vetëm me muzikën, por edhe me paraqitjet e saj të modës.

Këngëtarja britanike, e ftuar në qytet për një koncert në Brooklyn Bridge Park, ka kthyer rrugët e NYC në një pasarelë personale, e veshur nga koka te këmbët me stil nga marka Pucci.

Ajo është parë me veshje të guximshme, nga shallë ikonike e deri te pantallona të shkurta, korse dhe minifunde me ngjyra.

Të dielën, Rita kombinoi një shall 400 paundësh (afërsisht 470 euro) me një fund të ngushtë dhe çizme kaubojsh, ndërsa më herët kishte veshur xhinse rozë Pucci me vlerë 750 paund (afërsisht 880 euro) dhe bluzë të varur.

Të hënën u shfaq me fund të shkurtër gri, çorape të verdha dhe bluzën me mbishkrimin “The Rumors Are True”.

Përveç paraqitjeve të saj, Rita foli edhe për mikun e saj të ndjerë Liam Payne gjatë një interviste në “Elvis Duran and the Morning Show”.

Ajo tregoi se do ta ndjekë dokumentarin e tij të fundit “Building the Band” në Netflix dhe se ende ndjen praninë e tij përmes muzikës së përbashkët, veçanërisht këngës “For You”.

Në fundjavë, ajo ndoqi edhe ndeshjen e Chelseat në stadiumin MetLife në New Jersey, ku ekipi fitoi 3-0 ndaj PSG-së.

Rita u përshkrua si “hajmalia me fat” nga shoqja e saj fotografe, ndërsa vazhdon të kombinojë karrierën, stilin dhe ndjeshmërinë me hijeshi në çdo paraqitje. /Telegrafi/