Rita Ora dukej e mahnitshme teksa mori pjesë në “DVF Awards” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia të enjten (31 gusht).
Këngëtarja, 32 vjeçare, bëri që të gjithë të kthejnë kokën me paraqitjen me fustanin e zi elegant.
Fustani i artistes së famshme kishte mëngë të tejdukshme dhe përqafoi çdo centimetër të figurës së saj.
Krijuesja e një sërë hiteve i shtoi ansamblit një çantë argjendi dhe një palë këpucë të ngjashme.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve e organizuar nga stilistja Diane von Furstenberg njeh gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.
Më herët gjatë ditës, Rita dukej e mrekullueshme teksa mbuloi modestinë e saj me një fustan argjendi pa rripa me diamante.
Festivali ndryshe do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).
Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis.
Ngjarja do të mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.
Festivali shënon fillimin e sezonit të çmimeve dhe vendos rregullisht favoritët e mëdhenj për “Oscars”. /Telegrafi/