Site icon Telegrafi

Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit, shkon në tre numri i shqiptarëve në klubin rumun

Rion Zejnullahu është transferuar te klubi i famshëm rumun CFR Cluj, duke e quar në tre numërin e lojtarëve shqiptarë në klub.

19-vjeçari së fundi ishte pjesë e ekipit zviceran Schaffhausen, ndërsa ka luajtur me grupmoshat e reja të Luzernit e Grasshoppersit.

Lajmi për transferimin e futbollistit shqiptar është bërë të ditur nga vetë klubi rumun Cluj.

“Mbrojtësi 19-vjeçar me qëndrim në Zvicër me origjinë kosovare, u zhvillua te ekipet si Rappers]ill-Jona e Grasshopper Zurich. Më vonë, Rioni luajti për ekipin U-21 të Luzernit. I urojmë mirëseardhje në Gruia dhe shumë suksese me fanellën tonë”, thuhet në faqen zyrtare të Cluj.

Pjesë e ekipit të parë të Clujit janë reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi dhe ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Arlind Ajeti.

Krasniqi mund të largohet në këtë afat kalimtar pasi ka oferta në drejtim të Cluj. /Telegrafi/

Exit mobile version