Site icon Telegrafi

Rio Ferdinand parashikon fituesin e titullit dhe ‘top 6’ në Ligën Premier për sezonin 2022/23

Legjenda angleze, Rio Ferdinand ka parashikuar gjashtë vendet e para të Ligës Premier për sezonin 2022/23 dhe sipas tij fitues i titullit do të jetë Manchester City.

Edicioni i ri në Ligën Premier pritet të nis nesër (e premte) dhe tashmë të gjitha skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit dhe janë gati për nisjen e sezonit.

Gjatë verës ka pasur shumë transferime të mëdha nga disa skuadra si Erling Haaland te City, Darwin Nunez te Liverpooli.

Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Duarkryq nuk kanë qëndruar as Arsenali me përforcime si Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, si dhe Tottenham Hotspur me emra si Ivan Perisic dhe Richarlison.

Por, kush do të shpallet kampion i sezonit 2022/23 dhe si mund të duket ‘top 6’?

Është legjenda angleze, Ferdinand, i cili ka parashikuar gjashtëshen e parë të Ligës Premier për sezonin e ri, ku sipas tij Manchster City do të fitojë përsëri titullin kampion.

Ferdinand ka parashikuar Liverpoolin si nën-kampion, Tottenhamin në pozitën e tretë, teksa ka befasuar me Manchester Unitedin në pozitën e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet angleze, Chelsea dhe Arsenal janë parashikuar nga Ferdinand në pozitat pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/

 


Exit mobile version