Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve është duke shkuar drejt përfundimit.
Kjo për faktin se deri më tash janë rinumëruar 78.25 për qind e vendvotimeve. Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 133 vendvotime.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën. /Telegrafi/