Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Vesa Luma, publikon ripunimin e këngës "Pash dy sytë" në bashkëpunim me këngëtaren Fatjeta Barbullushi

2024/04/Snapinsta.app_398290917_18392013022043617_1150249272401160361_n_1080-e1712778642156.jpg

Vesa Luma është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me një ripunim të këngës “Pash dy sytë”.

Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me këngëtaren Fatjeta Barbullushi, derisa ky version u punua nga Dj Iljano.

Pas kaq shumë vitesh mungesë në tregun muzikor, Vesa Luma u rikthye me ripunimin e këngës melankolike tejet të njohur dhe tejet të kënduar.

Ky version i ri i “Pash dy sytë”, vjen në stilin “Deep House”, shumë ndryshe siç jemi mësuar ta dëgjojmë në të shumtën e rasteve.

Zëri melodik i Vesës i dha një stil krejt tjetër kësaj kënge. /Telegrafi/