Sir Malcolm Campbell ka hyrë në histori gjatë vitit 1937, pasi kishte thyer shpejtësinë e lëvizjes në ujë me barkë, në një liqe mes Zvicrës dhe Italisë.
Me Bluebird K3 ai ka arritur 204 kilometra në orë, që ishte shpejtësia më e lartë deri atëherë, transmeton Telegrafi.
Pas 45 vitesh në ujëra, kjo lundër është vendosur në një muze. Por, tani është vendosur që t’i kthehet sërish valëve, pas intervenimeve dhe punimeve të shumta në të.
“I është ndryshuar sistemi i punës, si dhe janë vendosur pajisjet teknologjike që nuk i ka pasur më parë. Megjithatë, dallon shumë nga modernet dhe kjo është e veçanta saj”, kanë thënë nga grupi që e riparoi. /Telegrafi/