Site icon Telegrafi

Rikthehen sërish bashkë – Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Modelja ruse, Ariana Lirey, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit “Ike”, përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica.

Ajo krejt në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: “Mrs Isufi”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jemi të lidhur përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi në një postim që ndau edhe në InstaStory.

Lexo po ashtu Don Xhoni publikon këngën e re "Ike", pjesë e klipit ish e dashura e tij ruse

Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë.

Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version