Site icon Telegrafi

Ridley Scott pranë kompletimit të planit për xhirimin e “Gladiator 2”

Russell Crowe dhe Ridley Scott (Foto: Getty Images)

Filmbërësi Ridley Scott është shumë pranë realizimit të planit të tij për xhirimin e një vazhdimi për filmin klasik nga viti 2000, “Gladiator”.

Asokohe, filmi fitoi pesë çmime Oscar, duke përfshirë edhe çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor për Russell Crowe, i cili luajti rolin e Maximus (një gjenerali të fuqishëm romak që detyrohet të bëhet gladiator).

Pikërisht ai rol bëri që Crowe të bëhet yll i madh ndërkombëtar, mirëpo karakteri i tij vdes në fund të filmit.

Sipas Deadline, vazhdimi do të fokusohet te Lucius, nipi i perandorit Commodus (që u portretizua nga Joaquin Phoenix).

Scott, i cili u nominua për regjinë më të mirë të filmit origjinal, do ta drejtojë edhe vazhdimin e tij.

Skenari do të shkruhet nga Peter Craig, i njohur për punën e tij në “The Town”, dy nga filmat “Hunger Games”, si edhe filmin e ardhshëm, vazhdimin e “Top Gun”.

Russell Crowe e fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në “Gladiator” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Plani i Ridley Scott për një vazhdim e sheh karakterin e Crowe, Maximus, që i ka lënë përshtypje Luciusit të ri duke u hakmarrë për familjen e tij. (Lucius ishte djali i Lucillas që u portretizua nga Connie Nielsen në filmin origjinal).

Në ndërkohë, nuk është dhënë asnjë datë për fillimin e realizimit të filmit apo për lansimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version