Në Singapor është hapur një restorant i veçantë, që shërben ushqim të bazuar në filmat e Harry Potter.
Pos lokalit që e ka stilin sikur ambienti ku jeton protagonisti i historive me magjistarë, ushqimet dhe pijet kanë dukje dhe shije speciale, transmeton Telegrafi.
Prej koktejit që nxjerrë flakë, deri te gjella e zezë, janë disa nga specialitetet që mund të porositen në Platform 1094.
Në tavolinat e gjata nga druri dhe abazhurët e mëdhenj, mund të porositet edhe shumë gjella tjera që janë shumë të veçanta.
Po ashtu, mund të pozohet me kapela dhe shkopinj magjistarësh, për të postuar më pas në rrjetet sociale. /Telegrafi/