Në malet Caucasus të Gjeorgjisë, është ndërtuar një resort luksoz turistik, duke shfrytëzuar kontejnerët e vjetër që janë përdorur për bartjen e mallrave.
Këto objekte që transportoheshin me anije, janë mbështjell dhe përpunuar, që të japin pamje shumë estetike, transmeton Telegrafi.
Ky resort që shfrytëzohet nga skiatorët dhe praktikuesit e jogës, ka nivel të lartë të luksit, rehati në hapësirë të gjerë, ndërsa ofron pishinë dhe saunë. Hoteli ka dhoma njëshe, si dhe suita të mëdha për familjarë apo grupe të ndryshme.
Pos paneleve të mëdha të xhamit që mundësojnë të shihet peizazhi përrallor, disa dhoma kanë edhe tarracë për të pushuar përjashta. Madje, tërë restori është nga materiali i shoqërueshëm me natyrën, në mënyrë që të mos i bëjë ndonjë dëm këtij ambienti malor. /Telegrafi/