Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut ‘përmbytin’ lagjen Aktash në Prishtinë, vështirësi për kalimin e këmbësorëve

Reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi për kalimin e këmbësorëve në një pjesë të lagjes Aktash në Prishtinë.

Pjesa e caktuar e lagjes është mbushur nga uji, duke penguar lëvizjen e lehtë të qytetarëve që kalojnë në atë zonë. Kjo ka shkaktuar shqetësim për banorët dhe kalimtarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problemi dhe përmirësimin e kushteve të kalimit, transmeton Telegrafi.

Kjo pjesë e Aktashit përballet me problemin e njëjtë sa herë që ka reshje shiu.

Reshje shiu pritet të ketë edhe ditëve në vazhdim, ku sipas IHMK-së nga 7 gradë Celsisus deri në 15 gradë Celsius./Telegrafi/

Exit mobile version