Site icon Telegrafi

Reshje bore në prill, mbulohet Prevalla dhe Dragashi

Reshje shiu, vranësira dhe ulje të temperaturave po e karakterizojnë motin sot në Kosovë.

Mirëpo, në viset malore temperaturat pësuan ulje të ndjeshme duke u favorizuar edhe me reshje të borës.

Sipas disa fotografive të siguruara në faqen MeteoBallkan, reshje të dendura bore pati në Prevallë dhe Dragash, ku u krijuan edhe shtresa bore.

Reshje bore në bjeshkët e Maqitevës

Ndryshe, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Lexo po ashtu Vranët dhe me shi

IHK njofton se në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshje bore në Dragash

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/

Exit mobile version