Donald Trump pritet t’i drejtohet mbështetësve të tij në Florida, derisa në anën tjetër rivalja e tij nga radhët e demokratëve ka njoftuar se nuk do të mbajë fjalim.
Shumë kameramanë të mediave nga e mbarë bota janë futur në shtabin e kampit të Trumpit në Florida, ku turma nuk po ndalen së thirruri emrin e Trumpit.
Në anën tjetër, Republikanët kanë arritur të marrin nën kontroll Senatin amerikan me 51 ulëse, derisa gara për Kongres është duke vazhduar.
Megjithatë edhe në Kongres janë duke prirë Republikanët, por mbetet të shihet edhe pak çaste për t’u konfirmuar fituesi.
Ndryshe Trump është duke prirë ndaj Harris me 246 derisa Harris ka deri më tani vetëm 187, ku në shumicën e shteteve po vazhdojnë numërimet. /Telegrafi/