Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit.
Ballkani ka fituar trilerin me pesë gola ndaj Dritës, me rezultat 3-2, që ishte dhe derbi i kësaj jave.
Llapi në anën tjetër ka fituar si mysafir i Malishevës me rezultat 2-0. Prishtina ka mposhtur Gjilanin si mysafir (2-1), ndërsa Drenica ka fituar ndaj Ulpianës (3-1).
Ashtu siç ishte pritur, Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Feronikelit (4-0).
Ballkani ka arritur të tubojë deri më ani 69 pikë, 14 më shumë se sa Drita dhe Gjilani që kanë nga 55-të.
Suharekasve iu duhet vetëm edhe një pikë në pesë ndeshjet e radhës që të shpallet kampion.
Llapi është në vendin e katërt, tani me 53 pikë, duke tentuar një vend më lartë në renditje.
Prishtina është e pesta me 42 pikë, ndërsa Dukagjini dhe Drenica ndajnë pozitat 6 dhe 7, me nga 39 pikë.
Malisheva tani është e teta (zona e barazhit), me 37 pikë të tubuara.
Ulpiana dhe Feronikeli në sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë./Telegrafi/