Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është emëruar si sulmuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Evropian përpara legjendës hollandeze, Marco van Basten.
Sulmuesi 36-vjeçar i Juventusit është lojtari më i kompletuar i Portugalisë dhe rekordmen i golave në të gjitha kohërat.
Ronaldo humbi finalen në fillim të karrierës së tij në Portugali pasi skuadra e tij humbi 1-0 nga Greqia në finalen e Euro 2004.
Sidoqoftë, pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti të fitojë trofeun e tij të parë të me Portugalinë në Euro 2016.
Ronaldo do të jetë edhe një herë kapiten i Portugalisë në një turne të madh ndërkombëtar ndërsa kampionët në fuqi përgatiten për Euro 2020.
Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid do të bëhet lojtari i parë në histori që do të paraqitet në pesë Kampionate Evropiane këtë verë.
Dhe Ronaldo aktualisht është i barabartë me fituesin e tre herë të Topit të Artë, Michel Platini.
Më poshtë mund t’i shikoni dhjetë lojtarët që kanë pasur paraqitje të mira në Kampionatin Evropian: